E keni menduar ndonjëherë përse?

E keni menduar ndonjëherë përse?

Dukesha e Sussex, Meghan Markle gjithmonë kujdeset që në çdo paraqitje që e ka në publik të duket bukur dhe unike.

Përveç veshjeve ajo kujdeset edhe për mënyrën e qëndrimit kur takon njerëz të rëndësishëm.

Ajo se çka bie në sy vazhdimisht është se dukesha i mban duart gjithmonë të kryqëzuara para, duke i dhënë vetes një pamje mjaft elegante.

Sipas mediave të huaja, ekspertët e gjuhës së trupit kanë treguar se ky pozicion i jep dukeshës siguri.

E dini çfarë ndodh? Kur qëndroni zakonisht në pozicione të njëjta, filloni ndiheni rehat dhe trupi e bën zakon, Më pas, bëhet pjesë e juaja dhe e bëni instiktivisht. Dukesha duket e sigurt, tregon siguri me duart e saj të pozicionuara ashtu”, citohet të kenë thënë ekspertët.

Një pozicion i tillë është i ngjashëm me mënyrën e qëndrimit të Kate Middleton, vetëm se dukesha i mban duart e drejtuara poshtë. /21Media