Jeta e Princeshës pas martesës së saj me Princin mori kahje tjetër

Jeta e Princeshës pas martesës së saj me Princin mori kahje tjetër

Princeshë Diana emër ky, i cili bëri jehonë të madhe në shumë vende të botës. Ajo mbahet mend si një feministe e fortë dhe një ikonë e modës.

Por, në fillim të viteve 1980, pas martesës së saj me Princin Çarls, ajo në çdo fotografi ka mbajtur kokën  poshtë.

Në një intervistë, e cila u botua kohën e fundit, princesha kishte thënë se si jeta e saj kishte marrë kahje krejtësisht tjetër, dhe se ajo nuk e ka pasur të lehtë të mësohet me ndryshimin e jetës së saj.

Kur unë e shoh këtë fotografi nga martesa ime, nuk kishte të bënte me ngrysjen, por nuk ishte kështu. Unë isha e frikësuar. Unë kisha frikë nga vëmendja e madhe dhe pas gjashtë vjetëve kam filluar të ndihem mirë për veten. Një ditë isha askushi dhe papritmas u bëra Princeshë e Uellsit… Kjo ishte shumë për mua “, citohet të ketë thënë Princeshë Diana.

Një gjë të tillë nuk e ka mohuar as Sekretari Mbretëror, Dickie Arbiter, duke e theksuar se kjo nuk ishte e vetmja arsye që Diana ecte kokë-ulur.

Ai thotë se princesha për shkak të lartësisë së saj (178 cm), gjithmonë qëndronte kokën poshtë duke folur me njerëz. /21Media