Norvegjezi nënshkroi për Dortmund-in muajin e kaluar

Norvegjezi nënshkroi për Dortmund-in muajin e kaluar

Barcelona zgjodhi të hiqte dorë nga ndjekja e tyre për yllin e Borussia Dortmund, Erling Haaland për dy arsye.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, klubi e ka menduar seriozisht nënshkrimin me lojtarin, por ishin dy gjëra që quan në mos arritjen e marrëveshjes dhe Barcelona përfundimisht hoqi dorë.

E para është për çështje ekonomike, duke e parë koston e nënshkrimit dhe kontrata që ka aktualisht.

Arsyeja e dytë ishte frika, pasi te Barcelona menduan që Haaland nuk do t’i përshtatej sistemit taktik aktual të skuadrës.

Haaland nënshkroi për Dortmund muajin e kaluar, ndërsa kontrata e tij aktuale është valide deri në qershor të vitit 2024.