Shëndeti i njeriut

Shëndeti i njeriut

Thuajse të gjithëve iu ka ndodhur që teksa pastrojnë kungullin i flakin edhe farat. Por farat kanë veti shumë të dobishme për shëndetin e njeriut dhe janë të pasura me selen, antioksidant, hekur, fosfor, zink, dhe Omega 3.

Kanë përbërës anti-inflamatorë. Vaji i farave të kungullit vepron njësoj si anti-inflamatori  indomethacin i cili përdoret në trajtimin e artritit, por pa efekte anësore.

Ato rrisin imunitetin, pasi janë të pasura me zink luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar. Institutet Kombëtare të Shëndetit, rekomandojnq 8 mg zink çdo ditë për gratë e rritura dhe 1 filxhan fara kungulli përmban 6.59 mg.

Farat e kungullit janë një burim i mirë i grupit kompleks të vitaminave B. Këtu përfshihen riboflavin, tiamin, niacin, vitaminë B-6, acid pantotenik dhe folatë.

Farat e kungullit përmbajnë një shumëllojshmëri mineralesh nga magnezi, mangani, proteina, bakri dhe zinku dhe nutricionistët i kanë konsideruar gjithmonë si farat më të shëndetshme për t’u përfshirë në dietën ushqimore./21Media