Sjelljet e fëmijëve

Sjelljet e fëmijëve

Edhe fëmijët sillen ndryshe kur nuk ndihen mirë e sidomos ata që janë të vegjël. Si të rriturit, edhe fëmijët kanë ulje-ngritjet e tyre.

Ata mund të ndjehen të shqetësuar për shkak të çështjeve të të mësuarit ose mjedisit të tyre familjar. Përveç kësaj, mungesa e vëmendjes mund të provokojë agresion dhe hiperaktiviteti tek fëmijët.

Nëse fëmija juaj tregon agresion dhe ju kafshon atëherë ata po ndërtojnë aftësi të arsyetimit dhe të menduarit logjik. Kafshimi dhe agresioni nuk janë një reflektim negativ në stilin e prindërimit tuaj.

Fëmija juaj ka lëkundje humori dhe bëhet histerik duke bërë skena drame me lot dhe bërtitje, por në të vërtetë nuk ka ndodhur asgjë nga e zakonshmja.

Është e thjeshtë, çdo zhgënjim i vogël është shumë zhgënjyes për ta dhe ndjehet si fundi i botës.

Fëmija juaj vrapon pa kontrollë, përleshet, dhe sillet çuditshëm kjo do të thotë që ata nuk kanë aktivitet të mjaftueshëm. Fëmijët mund të përpiqen t’ju tregojnë se dëshirojnë të luajnë jashtë, të kërcejnë ose të komunikojnë me fëmijët e tjerë.

Nëse fëmija i hedh dhe i prish lodrat atëherë ata janë të mërzitur që po qëndrojnë janë në shtëpi. Ata dëshirojnë të shkojnë në një shëtitje, të bëjnë një aktivitet tjetër si arti, ose thjesht të tallen me ju.

Fëmija juaj thotë “Jo!” për gjithçka duke filluar kështu të refuzojnë të hanë vaktin e tyre, të lajnë dhëmbët ose të veshin pizhame. Ata thjesht nuk duan të bashkëpunojnë. Kjo lloj sjelljeje mund të jetë një shenjë se fëmija juaj në të vërtetë dëshiron të marrë kontrollin mbi një situatë./21Media