Pikturat e saj janë sinonim i jetës

Pikturat e saj janë sinonim i jetës

“Injekto Artin” janë këto fjalë që mënjëherë vijnë në mendje kur një infermiere përmes shiringut realizon piktura të mrekullueshme gjatë kohës së saj të lirë.

Ajo porosit që të injektohet arti në jetën e secilit për ta bërë atë më të gjallë, transmeton rtv21.tv.

Infermerja dhe artistja, Kimberly Joy Mallo Magbanua tani ka realizuar projektin e saj të radhës duke përdorur shiringun. Ajo ka sjell në jetë disa portrete të mrekullueshme si sinonim i jetës.

Ide e mahnitshme, ku edhe njëherë dëshmohet se arti nuk ka kufi, duke pasqyruar gjithçka deri në detaje. Ajo mbushi shiringun me ngjyrë dhe realizoi pikturat unike./21Media