Bajrami: Tash do të jem më afër publikut

Bajrami: Tash do të jem më afër publikut

Këngëtarja Arta Bajrami ka paralajmëruar se së shpejti do të jetë afër publikut ku do të prezantojë projektet e reja muzikore. Kjo është një befasi për adhuruesit e saj, pasi ka pak muaj që këngëtarja është bërë nënën për herë të tretë. Ajo ka sjellë në jetë vajzën të cilën e ka pagëzuar me emrin Electra.

Lajmin Arta e ka bërë të ditur nëpërmjet një shkrimi në InstaStory, ku ka publikuar bisedën me një adhuruese të sajën. Ajo ka kërkuar nga këngëtarja të di nëse është duke përgatitur ndonjë baladë të re, shkruan rtv21.tv

“Po kismet do të ketë këngë të reja nga unë tash do të jem më afër publikut” është përgjigjur Arta.

Ndryshe, “A dalim” është projekti i fundit muzikor i Artës, videoklipi i së cilës ka arritur të klikohet mbi 400 mijë herë në kanalin YouTube./21Media