Ditë e veçantë për Artën

Ditë e veçantë për Artën

Këngëtarja e mirënjohur, Arta Bajrami sot feston ditëlindjen e 40-të, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes këngëtarja ka pranuar urime nga personat e saj të dashur. Me muzikë Arta ka filluar të merret që në fëmijëri, ajo u rrit në një familje prej katër antarësh, që merrëshin me muzikë.

40 vjeçarja, mund të cilësohet si njëra ndër artistet e para që filloi të merrej me muzikën e zhanrit R&B.

Këngëtarja mori pjesë në festivale të shumta, ndër të cilat mund të përmenden “Mikrofoni i Artë”, “Festivali i RTSH-së”, “PoliFest”, “TopFest”, e shumë festivale tjera.

Arta gjithashtu gëzon edhe një jetë të lumtur familajre. Ajo ka vite që është martuar me Xhimin, dhe janë prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djalit. /21Media