"Veç mos t’i kenë tekstet..."

“Veç mos t’i kenë tekstet…”

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Arta Bajrami ishte sonte mysafire në emisionin veror të RTV21, ”21 Gradë”.

Arta përveç që promovoi këngën e saj më të re, tregoi edhe shumë të gjëra të padëgjuara më parë si për jetën private ashtu edhe profesionale, përcjell rtv21.tv.

Këngëtarja foli edhe për rep-artistet e reja që tha se i pëlqejnë dhe se dëshiron t’i shoh duke shënuar suksese. “Të mira janë. Unë kom qejf që me i pa të gjitha mirë, veç mos t’i kenë tekstet shumë degjeneruese.”, tha jo.

Arta gjithashtu foli edhe për veshjet e artisteve që po kritikohen kohëve të fundit. Sipas Artës, artistëve i takon të vishen se si duan ata, pasi që ata janë të vetëdijshëm se si dëshirojnë të prezantohen te publiku.

Intervista është duke u transmetuar drejtpërsëdrejti në RTV21.

“S’ke ditë me m’dashte” është projekti i fundit muzikor i Artës që është publikuar më 16 korrik të këtij viti. Kënga deri më tani numëron 537 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media