Arta këndon edhe zhanrin folklorik

Arta këndon edhe zhanrin folklorik

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami po dëshmon që është e mirë edhe në zhanrin folklorik.

Në kuadër të xhirimeve për vitin e ri është publikuar edhe një video ku shihet artistja duke kënduar këngën, “Ndrass te vekut”. Arta shihet e veshur me veshje tradicionale shqiptare, përderisa është e rrethuar edhe me vajza të tjera me po të njëjtat veshje.

Këngëtarja ka marrë komente pozitive nga publiku duke e komplimentuar e duke i thënë që ky zhanër i shkon për shtati asaj, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që Arta është e bija e rapsodit tashmë të ndjerë,  Zejnullah Bajramit, i cili ka vdekur në tetor të vitit të kaluar.

Projekti i fundit muzikor i shoqëruar me videoklip i Artës ishte “Malli m’ka marr”. Kënga u publikua në muajin korrik dhe deri më tani në kanalin Youtube numëron mbi 605 mijë klikime./21Media