Arta vjen me baladë

Arta vjen me baladë

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Arta Bajrami ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga mbanë titullin “S’ke ditë me m’dasht” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, përcjell rtv21.tv

Tekstin e këngës e ka shkruar Arsim Bunjaku, ndërsa për muzikën është përkujdesur Arbasound.

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të këngëtares në Youtube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.

“Malli m’ka marrë” është projekti i fundit muzikor i Artës që është publikuar në korrik të vitit të kaluar. Kënga deri më tani numëron mbi 790 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media