"Krejt arsimtarët në shkollë..."

“Krejt arsimtarët në shkollë…”

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Arta Bajrami ishte sonte mysafire në emisionin veror të RTV21, ”21 Gradë”.

Arta përveç që promovoi këngën e saj më të re, tregoi edhe shumë të gjëra të padëgjuara më parë si për jetën private ashtu edhe profesionale, përcjell rtv21.tv.

Këngëtarja gjatë intervistës foli edhe për rep-artistin shumë të përfolur shqiptar, Unikkatil. Ajo tregoi se ai ka qenë në një klasë me vëllaun e saj, producentin e njohur, Don Arbas.

Unikkatilin na e njohim moti, kemi qenë me një shkollë bashkë, Arbasi e ka pasë në klasë tetë vite. Ai ka qenë një nxënës shembullor, ka qenë nxënësi më i mirë, Unikkatili në shkollë. Ka qenë nxënës i shkëlqyeshëm, shembullor diçka që krejt arsimtarët në shkollë e përmendshin. Unë e di vetë, Viktori.“, ka thënë ajo.

Arta më tutje tregoi që Arbasi nuk ishte nxënës i mirë aq sa Unikkatili, saqë kujdestarja i ka ulur në bankën e njëjtë të dy artistët në mënyrë që ai të marrë shembull Viktorin. “I ka ulur kujdestarja në një bankë Arbasin e Viktorin, po Arbasi e ka prishë Viktorin edhe ai e ka lëshu mësimin kur është ulë me Arbasin, në klasën e tetë ju ka ndodhë kjo.“, tha ajo.

Kujtojmë që Unikkatil do të mbajë një koncert në qytetin e Mitrovicës nesër më 27 korrik, ku në këtë koncert do të performojnë edhe disa artistë të tjerë shqiptarë./21Media