Për kontributin e Dobroshit në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë

Për kontributin e Dobroshit në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë

Aktorja e njohur Arta Dobroshi  do të dokorohet me urdhërin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave” nga ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Kjo është njëra nga dekoratat më të larta që e ndan Republika e Francës, përmes së cilës shpërblen individët, që janë dalluar përmes krijimtarisë së tyre, në fushën artistike ose letrare, apo përmes kontributit që ata kanë dhënë për shtrirjen dhe promovimin e artit dhe letërsisë në Francë dhe në mbarë botën.

Siç bëhet e ditur, përmes kësaj dekorate që do të ndahet në ora 18: 00 në Rezidencën e Francës,  Republika e Francës njeh kontributin e jashtëzakonshëm të zonjës Dobroshi, gjatë gjithë karrierës profesionale, në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë./21Media