Dobroshi në ndeshjet e Kosovës mysafire e veçantë

Dobroshi në ndeshjet e Kosovës mysafire e veçantë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sot në takim e ka pritur aktoren e famshme shqiptare me famë botërore, Arta Dobroshin.

Gjatë këtij takimi Ademi e përgëzoi aktoren Dobroshi për të arriturat e saj në botën e filmit, derisa e informoi edhe për të arriturat e FFK-së, sukseset e Kombëtares së Kosovës, si dhe për përkrahjen që i jep KE zhvillimit të futbollit të femrave.

Kurse, aktorja uroi që Kosova të vazhdojë rrugën e suksesit në futboll dhe në të ardhmen e afërt të jetë edhe pjesë e Kampionatit Evropian dhe atij botëror.

Presidenti Ademi, gjatë takimit ia dhuroi aktores Dobroshi një fanellë të Kombëtares së Kosovës, duke e ftuar njëherësh që të jetë e pranishme në ndeshjet e Kosovës si mysafire e veçantë sa herë që ajo të ketë mundësi. /21Media