Dobroshi nderohet për përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë

Dobroshi nderohet për përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë

Aktorja e njohur, Arta Dobroshi pranoi urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave” nga ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Republika e Francës njeh kontributin e jashtëzakonshëm të Dobroshit, gjatë gjithë karrierës profesionale, në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë.

Në të vërtetë urdhri “Kalorës i arteve dhe letrave” është urdhër i Saint-Michel i shpallur mes viteve 1469 dhe 1830.

Kjo është njëra nga dekoratat më të larta që e ndan Republika e Francës, përmes së cilës shpërblen individët, që janë dalluar përmes krijimtarisë së tyre, në fushën artistike ose letrare, apo përmes kontributit që ata kanë dhënë për shtrirjen dhe promovimin e artit dhe letërsisë në Francë dhe në mbarë botën.

Kjo ceremoni është mbajtur në Rezidencën e Francës./21Media