Arta Nitaj aderon në PDK

Arta Nitaj aderon në PDK

Aktorja, prezantuesja e njohur, Arta Nitaj ka filluar një rrugëtim të ri në fushën e politikës, shkruan rtv21.tv

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se është anëtarësuar në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Nga sot fillova rrugëtimin tim të ri në fushën e politikës. Në Dekadën e Re të Partisë Demokratike të Kosovës, ku frymëzim për mua ishte Ariana Musliu Shoshi, anëtarja me vlerat më të larta njerëzore dhe intelektuale”, ka shkruar Arta Nitaj.

Ndryshe,  zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 6 tetor./21Media