Arta kthehet në kohë

Arta kthehet në kohë

Kujtimet nga koha e shkuar më së miri ruhen në fotografi të shtypura. Fotografitë që ruhen më me kujdes zakonisht janë ato të fëmijërisë.

Një foto të tillë duket se në arkiva e ka edhe aktorja e njohur, Arta Nitaj e cila tani është një ndër femrat më të komentuara të showbiz-it vendor, shkruan rtv21.tv

Përveç, aktrimit Arta i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ajo tha se aderoi në PDK për shkak se sipas saj kjo parti ju ka dhënë gjithmonë hapësirë femrave ta tregojnë veten.

Ndryshe, Arta Nitaj u bë e njohur për publikun me rolin e “Xhesikës ” në serialin “O Sa Mirë”./21Media