"Për me fol për të arriturat e partis ka njerëz që punojnë pa ndalë për këtë vend"

“Për me fol për të arriturat e partis ka njerëz që punojnë pa ndalë për këtë vend”

Aktorja e njohur, Arta Nitaj ka filluar një rrugëtim të ri në fushën e politikës duke u anëtarësuar në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Arta së fundi ka qenë e ftuar në një debat televiziv, ku tregoi arsyet e anëtarësimit në parti politike, për çka mori kritika të shumta.

Gjatë intervistës, aktorja u kritikua për faktin që tha se ka shumë ndjekës në Instagram dhe kjo e bën me influencë në shoqëri.

Pas shumë kritikave që mori, ajo ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku theksoi se ajo nuk synon ndonjë post politike.

Për krejt ata që skan prit mem pa edhe në politikë, kërkoj falje që jau kom prish rahatin po gjithsesi pom vjen mirë që jeni aktivizu pak masi skeni qa me bo krejt ditën bile mereni me këtë çështje.. Edhe niherë pë juve që skeni mujt me kap, nuk synoj poste politike, as sjom deklaru që di për politike as për historin e kalume të partis, jom antarsu me kontribu bashk me rinin e mrekullueshme të vendit tim. Për me fol për të arriturat e vizionet e parits ka njerëz adekuat që punojnë pa ndalë me vite për këtë vend.. Uroni fat e sukses të rinjve se nuk jena tu jau mar bukën e gojës”, ka shkruar Arta në Instagram.

Emra të njohur të artit këtë muaj i janë bashkuar subjekteve të ndryshme politike si: Adelina Berisha, Fisnik Ademi, Kaci Lleshi, Jeton Zogjani. /21Media