Arta rrëmbeu vëmendje me fotografinë e fundit

Arta rrëmbeu vëmendje me fotografinë e fundit

Aktorja e njohur, Arta Nitaj së fundmi ka filluar një rrugëtim të ri në fushën e politikës duke u anëtarësuar në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Arta Nitaj e cila e njohur për publikun u bë me rolin e “Xhesikës ” në serialin “O Sa Mirë” gjithmonë di se si të rrëmbejë vëmendjen e fansave me paraqitjet e saj.

Për fansat e saj ajo tregohet shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku ndan  fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj, shkruan rtv21.tv

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi mjaft tërheqëse, ku shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë të kaltërt, i cili i ka theksuar linjat perfekte të aktores. /21Media