"Java e ditëlindjes filloi"

“Java e ditëlindjes filloi”

Aktorja dhe prezantuesja e mirënjohur shqiptare, Arta Nitaj, më 10 tetor ka ditëlindjen. Ajo vendosi që këtë ditëlindje ta festojë në një vend luksoz, në Dubai të Emirateve, me miket e saj më të mira. Modelja solli disa fotografi të bukura përkrah mikeve, ku të gjitha duken në top formë, shkruan rtv21.tv

“Java e ditëlindjes filloi”, shkroi ajo në storie.

Ajo njihet për jetën luksoze që bën dhe vazhdimisht është kryetema e mediave rozë. Sado që u mundua që jetën e saj private ta mbajë larg syrit mediatik, modelja nuk u shpëtoi mediave rozë. Një kohë ishte përfolur për një lidhje të mundshme me djalin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçin, por që nuk u konfirmua nga ta.

Në vitin 2017, ajo kishte konfirmuar lidhjen e saj me këngëtarin Bruno, lidhje kjo e cila nuk zgjati shumë. Gjatë kohës sa çifti ishte në lidhje, Arta kishte marrë pjesë edhe në videklipin e këngës së Brunos, “A me do”./21Media