“Topçinjtë”, janë në kërkim të një trajneri të ri të skuadrës

“Topçinjtë”, janë në kërkim të një trajneri të ri të skuadrës

Mikel Arteta është kandidati kryesor për postin e trajnerit të Arsenalit.

Ish-mesfushori i klubit nga Londra dhe aktualisht ndihmës i Pep Guardiolas te Manchester City, pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit për të zënë vendin e Arsene Wenger që do të largohet nga klubi.

Arsenali ka pasur në listë disa trajnerë me përvojë më të madhe sesa Arteta, si Massimiliano Allegri, Luis Enrique dhe Joachim Low, me të cilët nuk ka mundur të merret vesh për bashkëpunim.

Mediat në Angli, shkruajnë se drejtuesit e klubit u kanë treguar edhe lojtarëve që Arteta do të jetë trajner i ri i ekipit.