Arteta po përgatitet për ndeshjen e parë

Arteta po përgatitet për ndeshjen e parë

Arsenali sot do të luajë si mysafir i Bornemouthit, ndërsa Mikel Arteta po përgatitet për ndeshjen e tij të parë që kur erdhi në krye të skuadrës. Emile Smith Rowe, Bukayo Saka dhe Gabriel Martinelli mund të shfaqen të gjithë startues, ndërsa Pierre-Emerick Aubameyang pritet të udhëheqë sulmin.

Sipas “Mirror”-it, Arteta do ta rikthejë shiritin e kapitenit në krahun e Granit Xhakës që pritet të luajë startues. Nga minuta e parë pritet të luajë edhe shqiptari tjetër, Shkodran Mustafi.

Ky është formacioni i mundshëm: Leno, Bellerin, Mustafi, Luiz, Saka, Torriera, Xhaka, Pepe, Smith-Rowe, Martinelli, Aubameyang.