Flamurtari 0:0 Drenica

Flamurtari 0:0 Drenica

Ndeshja ndërmjet Flamurtarti dhe Drenicës ka përfunduar me rezultat të barabartë, 0-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Xhemail Ibishi” në Prishtinë.

Skuadra mysafire ishte dukshëm më e mirë në këtë ndeshje duke krijuar shumë raste shënimi.

Shaqiri e ka pranuar se Drenica e domonoi ndeshjen e sotme.

“Futbolli është interesant dhe luhet në dy pjesë, mysafirët dominuan dhe kishin disa raste konkrete më shumë se ne, por ne nuk e bëmë atë që e kemi biseduar në zhveshtore”, tha fillimisht Shaqiri për SSK.

Pas ndeshjes trajneri i Flamurtarit, Artim Shaqiri ka thënë se nga sot nuk do të jetë më trajner i Flamurtarit.

“Kur ka konkurrencë në Superligë atëherë futbolli bëhet i bukur, në Kosovë luhet futboll por edhe kërkohet rezultat andaj deri në fund do të jetë e vështirë të dihet kush do të jetë skuadra që do të largohet nga liga. Ndeshja e sotme me Flamurtarin ishte  e fundit pasi këtë vet e kërkova unë, pra nga sot nuk do të jem më në krye të skuadrës”, ka thënë Shaqiri.