Koncert humanitar për të prekurit nga tërmeti

Koncert humanitar për të prekurit nga tërmeti

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula ditë më parë ka paralajmëruar një koncert maratone bashkë me shumë artistë të tjerë shqiptarë. Koncerti i saj do të mbahet më 8 dhjetor në teatrin e qytetit të Durrësit dhe ka për qëllim grumbullimin e parave për tu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti i fundit në Shqipëri.

Kësaj nisme i janë bashkuar Irma Libohova, Eranda Libohova, Aurela Gaçe, Denis Vishka, Mirush Kabashi, Xhevat Mani e shumë të tjerë.

Ka shkuar në 51 numri i viktimave si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Tërmeti i ditës së martë ishte me magnitudë 6.4 ballë dhe është pasuar nga qindra tërmete të tjera./21Media