Hidhërohet keq babai i Bebe Rexhës

Hidhërohet keq babai i Bebe Rexhës

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha sot publikoi klipin e këngës “Last Hurrah”, e cila ishte e mbushur me skena të nxehta dhe provokative.

Me publikimin e kësaj video nuk është ndarë i kënaqur babai i Bebe Rexhës.

Babai im ende vazhdon të mos më flas, pasi që pa videoklipin e këngës ‘Last Hurrah’”, ka shkruar Bebe Rexha në rrjetin social, Twitter, shkruan rtv21.tv

Nuk dihet nëse hidhërimi i babait të Bebes do të zgjat dhe kjo mbetet të shihet deri në reagimin e radhës që këngëtarja shqiptare vendos ta ndajë me ndjekësit e saj.

Artistja shqiptare ka publikuar herë pas here fotografi me babain, duke treguar që gëzojnë raporte të mira me njëri-tjetrin dhe nuk dihet nëse kjo këngë mund t’i ketë acaruar këto marrëdhënie.

Bebe në klipin e këngës luan rolin e një engjëlli të rebeluar, e cila feston e vallëzon derisa humb kontrollin . Për videoklipin është përkujdesur regjisori i njohur, Joseph Kahn, ndërsa producente është Tara Ravazi.

“Last Hurrah” deri më tani numëron mbi 472 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media