22 vjet nga rënia heroike e Jasharëve

22 vjet nga rënia heroike e Jasharëve

Më datë 5, 6 dhe 7 mars kujtohet rënia historike e familjes Jashari në Preakz në trazirat e luftës së vitit 1998.

Një datë e shënuar si kjo duket të jetë e paharruar për të gjithë duke përfshirë edhe artistët e njohur.

Leonora Jakupi, Ermal Fejzullahu, Capital T, Asim Gashi  janë disa prej emrave të njohur,  të cilët përmes rrjeteve sociale ta kujtojnë rënien historike të Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Kjo datë gjithashtu kujtohet edhe përmes vargjëve të këngëve të ndryshme të sjellura nga artistët e shumtë.

Në 22-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. /21Media