KQZ sot shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

KQZ sot shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare garës për deputetë nga parti të ndryshme i hynë edhe disa artistë.

Aktori i njohur kosovar, Jeton Zogjani, i njohur nga seriali “O Sa Mirë” i hyri garës për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD.

Njëra nga kandidatet për deputete ishte edhe kampionja botërore e fitnesit, Gentiana Beqa-Ahmeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërsa, aktori i njohur nga emisioni “Odeon”, Eqrem Berisha ishte kandidat për deputet nga radhët e Nismës.

Sot, kur Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të o6 tetorit, u bë e ditur se asnjëri prej këtyre emrave të njohur nuk ka fituar votat e mjaftueshme për tu bërë deputet në Kuvendin e Kosovës, në legjislaturën e re, shkruan rtv21.tv

Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 06 tetorit, të shpallura sot nga KQZ, Lëvizja VV ka dalë e para me 220.811 vota apo 26.15% me 32 deputetë, LDK ka marrë 206 mijë e 458 vota apo 24.45% me 29 deputetë, PDK ka fituar 178 mijë e 645 vota apo 21.16% me 25 deputetë, AAK -PSD 96 mijë e 883 vota apo 11.47% me 14 deputetë, LS ka marrë 57 mije e 15 vota apo 6.75% me 10 deputetë. Ndërsa, Nisma me 42 mijë e 72 vota apo 4.98%./21Media