Artistët me fjalë të veçanta për Nexhmijen

Artistët me fjalë të veçanta për Nexhmijen

Ka vdekur ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Artistja ka vdekur sot rreth orës 10:00 në moshën 86 vjeçare.

Ngushëllime për humbjen e saj kanë shprehur figura të ndryshme publike, në mesin e tyre edhe artistë të njohur të skenës sonë që disa prej tyre kanë pasur fatin të punojnë bashkë me të në disa projekte.

Labinot Tahiri, Gili, Ermal Fejzullahu, Alban Mehmeti, Dafina Zeqiri, Tuna, Rasim Thaçi, Blero, Art Abazi, Violeta Kukaj, Dafina Zeqiri janë disa prej artistëve që përmes rrjeteve sociale shprehën dhimbjen për vdekjen e ikonës së muzikës shqiptare.

Në Kosovë, Nexhmije Pagarusha është shpallur si ‘Këngëtarja e Shekullit”, kurse në vitin 2012 presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e ka dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”./21Media