Sipas tyre, veprat e Bekimit do të kujtohen gjatë

Sipas tyre, veprat e Bekimit do të kujtohen gjatë

Bekim Lumi, regjisori dhe profesor i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, ka vdekur në mëngjesin e sotëm. Bekim Lumi, kishte dy vjet që po përballej me një sëmundje të rëndë ndërsa vdiq sot në moshën 51 vjeçare.

Ngushëllime për humbjen e tij kanë shprehur figura të shumta publike, ndër ta artistë të njohur të skenës sonë që disa prej tyre edhe punuanë bashkë me Bekimin në disa projekte. Lajmi për vdekjen e shokut të tyre ishte lajm pikëllues.

Drejtoresha e Teatrit AAB “Faruk Begolli”, Burbuqe Berisha, përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet për familjen Lumi.

“U prehsh në paqe Bekim !
Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve!”, ka shkruar ajo.

Aktorja e njohur Adriana Matoshi, ka postuar një fotografi bashkë me aktorin tashmë të ndjerë me mbishkrimin.

“Nuk m’del asnje fjale pos FALEMINDERIT BEKË!
Drite i bafte shpirti n’Parajse”, ka shkruar Adriana.

Edhe rregjisori Korab Lecaj ka shkruar për vedekjen e Bekim Lumit, ai është shprehur se puna dhe vepra e rregjisorit do të mbahen mend gjatë.

“Arti yt ka me i mungu shume kesaj shoqnie! Ke me u mbajte mend gjate permes veprave qe ke lene pas!
Pusho i qete Beko!”, shkruan Lecaj.

Në mesin e artistëve që shprehën ngushllimet për vdekjen e Bekim Lumit janë: Fatmir Spahiu, Kushtrim Sheremeti, Arian Krasniqi, Ismet Sijarina…

 



Ai ishte regjisor i cili ka numëruar dhjetëra shfaqje të realizuara, e që kanë rezultuar të suksesshme./21Media