Fjalë të mëdha për bilbilin e muzikës shqipe

Fjalë të mëdha për bilbilin e muzikës shqipe

Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha sot feston ditëlindjen e 86-të.

Me rastin e ditëlindjes së bilbilit të muzikës shqipe, shumë artistë të njohur shqiptarë kanë zgjedhur që përmes rrjeteve sociale ta urojnë atë, përcjell rtv21.tv

Një urim më të veçantë vendosi ta bëjë këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shyhrete Behluli, e cila publikoi këngën “Për ty Nexhmije” në bashkëpunim me Learta Jakupin. Këngëtaret krahas këtij projekti muzikor, publikuan edhe fotogarafi në rrjetet sociale.

Në mesin e artistëve që uruan bilbilin e muzikës shqipe për 86-vjetorin e lindjes janë: Shkurte Fejza, Remzie Osmani, Elvana Gjata dhe Tayna.

 

View this post on Instagram

 

Sot festojmë per Ty. Nje artiste qe rralle na e fal Zoti. Uroj qe ta festojme edhe 100 vjetorin e ditelindjes Tende sebashku.

A post shared by Shkurte Fejza (@shkurte.fejza) on

 

View this post on Instagram

 

Gëzuar ditelindjen Legjenda Jone! Nexhmije Pagarusha!

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Nexhmije Pagarusha gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut përmes artit. Ajo asnjëherë nuk ka pranuar të këndojë diçka që i tejkalon vlerat shqipe e të lë pas dore muzikën e mirëfilltë shqipe, këtë më së miri e dëshmon anulimi i një koncerti në Maqedoni, ku i është kërkuar të këndojë në gjuhën serbe dhe artistja është larguar nga skena.

Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga Rifat Kukaj. Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer.

Në Kosovë, Nexhmije Pagarusha është shpallur si ‘Këngëtarja e Shekullit”, kurse në vitin 2012 presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e ka dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”./21Media