Ronnie Romme nis një traditë të re në HardhFest

Ronnie Romme nis një traditë të re në HardhFest

Festës së madhe të vjeljes së rrushit në Rahovec po i shtohet edhe një traditë e re. Tashmë do të mbillen edhe nga një hardhi e rrushit çdo vit.

E këtë traditë e nisi rokeri i njohur kilian, i cili vlerësohet si zërat më të mirë në botë, Ronnie Romero. Ai pas performancës që bëri mbrëmë në HardhFest dje mbolli edhe një hardhi rrushi, e këto momente të veçanta i ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, shkruan rtv21.tv.

“… dje kam mbjellë një hardhi të vogël rrushi, i nderuar si artisti i parë në historinë e Hardh Fest duke filluar këtë traditë të re. Tani një pjesë e vogël e shpirtit tim do të jetë gjithmonë në Rahovec 😊.
Shumë faleminderit për të gjithë për një mbrëmje të mrekullueshme, ne patëm një shpërthim!! siç mund të shihni në foto! Audienca më e madhe ndonjëherë këtu, faleminderit!! “, ka shkruar në
Facebook,  Ronnie Romero, vokalist i grupit Rainbow.

 

Sot është dita e tretë dhe e fundit e Festes së Vjeljes së Rrushit Hardh Fest, ku nga ora 10:00, do të hapet panairi i rrushit, rakisë, verës dhe gaztronimisë. Ndërsa, turistët do të kenë mundësi të përjetojnë udhëtimin me tren në pjesët më të bukura por edhe vjeljen e rrushit. Gjithashtu do të ketë edhe digjej të ndryshëm dhe aktivitete për fëmijë por edhe demonstrimi i pjekjes së rakisë rreth kazanit.

Ndërsa, nga ora 18:00 do të mbahet aktiviteti Hardh Poezi, në Muzeun e qytetit të Rahovecit. Kurse, në mbrëmje pritet një atmosferë mjaft e mirë, pasi do të jenë grupe të ndryshme muzikore./21Media