Artisti i njohur turk do të performojë në “Sunny Hill”

Po vazhdon zbulimi i artistëve që do të jenë pjesëmarrës në festivalin “Sunny Hill”, në Prishtinë.
Së fundmi në faqen zyrtare të “Sunny Hill Festival” është konfirmuar artisti turk Emir Taha, i cili do të iu bashkohet artistëve të tjerë që janë pjesë e festivalit.


Deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e emra të njohur si: Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey dhe Mahmood.
Ndërsa në festival do të performojnë edhe dy emra të njohur botëror, por që ende nuk janë bërë të ditur.

Festivali “Sunny Hill” është vendosur të mbahet edhe në Prishtinë edhe në Tiranë.
Në Prishtinë, “Sunny Hill” rikthehet në datat e paracaktuara, përkatësisht 4, 5, 6 dhe 7 gusht, ndërkaq në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht./21Media

Back to top button