Po bën bujë në mediat ndërkombëtare

Po bën bujë në mediat ndërkombëtare

Libri Guinness është libri i famshëm i rekordeve botërore, në të cilin lanë gjurmë edhe shumë kosovarë. Njejtë si shumë të tjerë, edhe artisti me prejardhje nga Gjakova, Alkent Pozhegu, po synon të vendosë një rekord të ri, duke krijuar mozaikun më të madh me gurë me imazhin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Kjo vepër e tij artistike mori vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat dedikuan artikuj për gjakovarin.


Ky mozaik është 560 metra katrorë.

Po ashtu, artisti kosovar njihet edhe për vepra të tjera të bukura arti të kësaj natyre. Rita Ora, Leonardo Di Caprio, Marilyn Monroe, Angelina Jolie, Dua Lipa janë vetëm disa nga emrat që patën fatin të bëhen pjesë e krijimtarisë së veçantë të Pozhegut.

Për të kjo do të jetë hera e tretë që po hyn në Librin e Rekordeve Guinness. Në fillim të këtij viti, artisti kosovar u fut në Librin e Guinness me mozaikun e tij të parë me fara me portretin e Rita Orës, që ishte 300 m² dhe për të u përdor misër, grurë, farë luledielli dhe fasule. Po ashtu, në vitin 2014, Pozhegu ka punuar një mozaik nga drithërat. Ky mozaik sportiv ka pasur dimensionet 20×25 m, me një hapësirë 500 metra katrorë. Për këtë punim ai ka përdorur 2500 kilogramë drithëra për të krijuar emrat e dy futbollistëve – Messi dhe Ronaldo. Në mozaik janë edhe simbolet e klubeve Real Madrid dhe Barcelona./21Media