Punimi i një vepre i merr kohë deri në 30 orë

Punimi i një vepre i merr kohë deri në 30 orë

James Cook, arkitekt anglez 23 vjeçar, ka gjetur një mënyrë për të krijuar një lloj arti shumë interesant. Ai  krijon vepra arti me shfrytëzim të makinave të shkrimit të dala jashtë përdorimit.

Për këtë art James nuk shfrytëzon as brusha e as ngjyra, por vetëm letër dhe makinë shkrimi të modelit të vjetër. Ai u inspirua nga artisti i ndjerë amerikan, njëherësh daktilografi Paul Smith, që vdiq në vitin 2007, e i cili zhvilloi krijimtarinë e tij artistike me makinë shkrimi, për shtatë dekada me radhë, shkruan rtv21.tv

James, ka treguar për mënyrën se si krijon art me makinë shkrimi. Ai ka thënë se puna është shumë intensive, por i pëlqen. Kjo sipas tij ka të bëj me një mjet i vjetër teknologjik, nga i cili krijohet diçka e mirë. Për krijimin e imazheve të caktuara, James shfrytëzon pikat, vizat e presjet.

Ai ka treguar se po ashtu shfrytëzon kllapat, e zerot e këto të fundit, sipas tij i përdor për të bërë vijat e lakuara. Simboli a është ideal për hijezim, ka thënë James.

James Cook, i cili vjen nga Braintree, Essex-i i Anglisë, tani është student në arkitekturë në kolegjin e Londrës dhe ka pesë makina shkrimi të dala jashtë përdorimit.

Më e vjetra nga to është prodhim i vitit 1953, dhe më e reja e vitit 1991. Vetëm njëra prej tyre është elektronike, e tri të tjerat mekanike. Ngjyrat e shkrimit të cilat ai i shfrytëzon për këto imazhe është e zeza dhe e kuqja.

Punimi i një vepre i merr kohë deri në 30 orë, James-it i cili ka thënë se këtë e ka vetëm hob.

Por lajmi që ai krijon vepra të tilla tani është përhapur në botë, dhe shpesh ka oferta për krijime të ndryshme, të cilat kushtojnë para. Tashmë, James ka krijuar një kopertinë albumi për këngëtarin amerikan Alex Preston, e krijimet me imazhin e tij të punuara me makinë shkrimi, kushtuan prej 100 deri në 150 funta angleze./21Media