Një artist i pabesueshëm në rrugët e qytetit

Një artist i pabesueshëm në rrugët e qytetit

Artisti unik i quajtur Mariusz Kedzierski vjen nga një qytet i vogël nga Polonia Jugore.

Ky artist ka ëndrra të mëdha, askush nuk do të besonte pasi që ai është i lindur pa duar.

Mariusz tregon se pas shumë vitesh punë dhe duke tejkaluar barriera të vështira ka arritur në New York për ta organizuar një ekspozitë me vizatimet e tij perfekte, shkruan rtv21.tv.

“Unë me të vërtetë kam frikë prej kësaj ëndrre, por mendoj se nga ëndrrat të cilat keni frikë, ia vlen t’i përmbushim ato. Kjo është arsyeja pse unë dua të provoj”, ka thënë artisti.

Ky artist shpreson se historia e tij do t’i impresionon të tjerët, kjo do t’i ndihmonte në përmbushjen e ëndrrës së tij./21Media