Këto fotografi tregojnë sa i fuqishëm është grimi

Këto fotografi tregojnë sa i fuqishëm është grimi

Anar Agakishiev, 32 vjeç është një artist grimi nga Azerbajxhani i cili ka një talent të jashtëzakonshëm, ai është në gjendje t’i bëjë gratë 80 vjeçe të duken pothuajse sa gjysma e moshës së tyre.

Nga salloni i tij në Baku, Agakishiev punon glamurozitetin e përditshëm dhe thekson bukurinë natyrore të klientëve të tij. Por, transformimet e tij më të habitshme ndodhin në punën e tij me zonjat më të vjetra, ku aftësitë e tij në fshehjen e rrudhave, qeska nën sy, njollat dhe shenjat e tjera të zakonshme të moshës së vjetër janë të pashembullt, transmeton rtv21.tv.

Këtu janë disa nga shembujt më befasues të artit të Agakishiev, duke bërë që zonjat më të vjetra të shfaqen disa dekada më të reja. Disa transformime janë kaq të mahnitshme që vështirë se do të besoni se është e njëjta grua./21Media