Chen krijoi tri skulptura derrash miniature

Chen krijoi tri skulptura derrash miniature

Një artist tajvanez ka vite që krijon skulptura miniaturë.

Qëllimi i Chen Forng-Shean me krijim të këtyre skulpturave është shënimi i Vitit të Ri Kinez, që i bie më 5 shkurt 2019. Çdo vit ai krijon skulptura të cilat kanë një domethënie të madhe për një pjesë të vendeve Aziatike.

Çdo vit në kalendarin kinez karakterizohet nga një kafshë, e 2019-ta, karakterizohej nga derri, shkruan rtv21.tv

Chen i realizoi tri skulptura derrash, dhe ajoo që i bën të veçanta këto skulptura në miniaturë është se secila prej tyre ka madhësinë hiq më shumë se nga një milimetër.

Këto skulptura miniature, Chen i vendosi në një kokërr orizi.

Artisti ka treguar se për krijimin e skulpturave të derrave në miniaturë i janë dashur tre muaj, sepse punimi i tyre nuk është aq i lehtë. Dhe, sipas tij, derrat dallojnë nga njëri-tjetri.

Këto nuk janë krijimet e para në miniature që i krijoi artisti Chen Forng-Shean.

Ka 20 vjet që ai gdhend skulptura të tilla, përfshirë këtu edhe të kafshëve të tjera që kanë karakterizuar vitin e ri kinez vitet e kaluara.

Chen tani është 63 vjeç, por sipas tij, ai nuk e ka në plan të ndalojë së krijuari vepra të tilla. Që prej moshës 25 vjeçare, kur edhe ka filluar të merret me krijime të tilla të pazakonta, Chen ka krijuar rreth 200 punime.

Mbetet të shihet me çfarë do të na befasoj artisti për vitin 2020. /21Media