Grafite dhe forma abstrakte

Grafite dhe forma abstrakte

Artisti italian me pseudonimin Peeta transformon ndërtesat në iluzione optike që duken të mrekullueshme, duke pikturuar forma abstrakte mbi to.

“Kur pikturoj në mure, qëllimi im është gjithmonë që të krijojë një dialog me parametrat strukturorë dhe kulturorë të kontekstit rrethues, qoftë arkitektonik apo jo”, tha Peeta.

Murali më lartë i realizuar është i një ndërtese në një cep të rrugës në Manheim të Gjermanisë. Peeta e pikturoi atë për projektin mural të vitit 2019 “Stadt.Wand.Kunst” dhe duke përdorur hije të ndryshme të ngjyrës blu, gri dhe të bardhë, ai arriti të krijojë një iluzion të një strukture që ndryshon formën, transmeton rtv21.tv.

“E kam dashur këtë ndërtesë që nga fillimi dhe unë u përpoqa të kombinoj aftësitë multidisiplinare për ta transformuar atë duke e mbajtur shijen e saj origjinale”, tha artisti në Instagram.

Kur u pyet se nga e merr frymëzimin për veprat e tij artistike, Peeta tha: “Unë kam marrë frymëzim nga disiplina të ndryshme si dizajni dhe arkitektura, aq sa edhe nga disa artistë por, çfarë më frymëzon kur piktura është vëzhgim i kontekstit rrethues”./21Media