Isobelle transformohet në personazhin e njohur

Isobelle transformohet në personazhin e njohur

Janë një radhë artistësh të makijazhit, tashmë të njohur në botë për punën e tyre, e të cilët këtë popullaritet e arritën përmes mediave sociale. Ata postojnë video të ndryshme me anë të të cilave tregojnë talentin e tyre të pashoq në këtë art.

Njëra prej këtyre artistëve është edhe kanadezja Isobelle Carmichael. Kjo 21 vjeçare, duke parë rëndësinë e medieve sociale, vendosi që punën e saj ta prezantojë edhe para botës. Dhe, arriti sukses, shkruan rtv21.tv

Krijimi më i veçantë artistik i saj është figura me dukje të personazhit Wednesday Addams, nga filmi shumë i popullarizuar, “The Addams Family”.

Për të arritur efektin e fytyrës së zbehur, pamjen thuajse pa jetë të lëkurës, Isobelle përdori ngjyrë të bardhë makijazhi. Në hapin tjetër, ajo shtoi ngjyrë të zezë me të cilën u definua fytyra e Wednesday-t. Në fund, Isobelle, për të përfunduar me krijimin e këtij imazhi, i bëri flokët gërsheta dhe veshi një kostum të njëjtë si të personazhit Wednesday.

Artistja kanadeze falë punës së saj në Instagram ka mbi 63 mijë ndjekës./21Media