Pamje nga ndeja te bashkëshortja e Medës

Pamje nga ndeja te bashkëshortja e Medës

Përveç bashkëpunimeve të shumta, ata duken se kanë edhe raporte mjaft të mira në jetën e përditshme. Kjo shihet nga pamjet e ndryshme që këngëtarët e njohur publikojnë në rrjete sociale. Është fjala për Vjollca Haxhiun dhe Medën, shkruan rtv21.tv

Së fundmi, këngëtarja e njohur ishte për vizitë në shtëpinë e Medës, në të cilën siç duket u mirëprit nga bashkëshortja e këngëtarit, Luljeta.

Kjo shihet në storien e publikuar orë më parë për 119 mijë ndjekësit e saj nga Vjollca, e cila etiketoi bashkëshorten e Medës.

“O sheqer” dhe “A jena, a sjena” janë këngët, të cilat Meda i ka lansuar më 2 korrik, në bashkëpunim me Vjollca Haxhiun. Këto janë vetëm dy nga bashkëpunimet e shumta të këngëtarëve./21Media