Qëllimi kryesor në realizimin e këtij arti është riciklimi

Qëllimi kryesor në realizimin e këtij arti është riciklimi

Artistja nigeriane, Funmi Adubi, në studion e saj të artit në Lagos të Nigerisë po mëson studentët se si të krijojnë art nga letra.

Ajo u tregon atyre se si t’i japin formë luleve, si dhe artikujve të tjerë dekorativ nga letra ricikluese. Qëllimi i kësaj artisteje me këto punime është shfrytëzimi i letrës së dalë nga përdorimi për diçka nga e cila nxjerr krijime artistike. Pra, ajo me letra zhvilloi pasionin në krijimin e dekorimeve me dorë, shkruan rtv21.tv

Krijimet artistike nga letrat janë një lloj forme e stilizuar, ku letra është lënda e parë, e më pas, për nxjerrjen e formave të duhura nga ajo, shfrytëzohn edhe teknika të tjera, si mbështjelljen, prerjen, dhe shtresimin deri në rezultatin e duhur.

Adubi ka thënë se qëllimi kryesor në realizimin e këtij arti është riciklimi, pra në vend se ta gjuajmë letrën në hedhurina, atë mund ta shfrytëzojmë edhe për gjëra të tjera, si psh në këtë rast, të krijojmë lule nga to, pastaj edhe kuti të ndryshme, si dhe artikuj të ndryshëm dekorativ për shtëpi.

Artistja me këtë zanat filloi në vitin 2016. Ajo u jep formë letrave dhe ato i ngjet me ngjitës. Sipas saj, një disajn i tillë për t’u punuar merr kohë deri në 15 ditë. Adubi, falë punës me këto dekorime, tashmë ka krijuar një bazë të dashamirëve të tyre, të cilëve u punon disajne edhe me porosi. Dhe ajo që i ndihmon në masë të madhe në këtë punë janë rrjetet sociale, përmes të cilave e promovon punën.

Adubi ka thënë se në veçanti Nigerianët, kur i shohin krijimet e saja nga letra, mahniten nga to dhe pyesin se nga çfarë i ka krijuar ato. Kjo është edhe arsyeja pse ajo tani trajnon dashamir të artit që t’i krijojnë ato, që edhe ata të krijojnë diçka të bukur si këto disjane e këtë nga një material që në vend të se të shkojë në hedhurina, të hyjë në punë për diçka kaq të mirë si këto.

Sa i përket shitjes së tyre, artistja ka thënë se në fillim ka pasur vështirësi sepse është dashur t’i bindë njerëzit se krijimet e saja janë artistike, se ato krijohen nga materiale të dobishme dhe se mund të shfrytëzohen si dekor kudo në shtëpi. Por tani ka klientë të cilët e çmojnë punën e saj dhe edhe ajo ndihet mirë që më në fund, puna e saj artistike po i paguhet.

Artistja nigeriane, Adubi, tani ka një synim tjetër. Ajo shpreson që puna e saj të vlerësohet më gjerë, edhe jashtë Nigerisë./21Media

https://www.reuters.com/video/2019/04/01/nigerian-artist-gives-recycled-paper-a-s?videoId=532720024