Ajo publikoi edhe një foto me djalin

Ajo publikoi edhe një foto me djalin

Artistja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi para pak ditësh u bë nënë për herë të parë. Më 29 prill ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Maël.

Që nga dita kur u bë nënë, artistja po publikon imazhe dhe video të ndryshme të vogëlushit, por edhe foto familjare.

E kur jemi te vogëlushi, sot Gjira për 48 mijë e 400 ndjekësit e saj në instagram sot publikoi një video të bukur të djalit, e po ashtu edhe një foto së bashku me të, shkruan rtv21.tv

Për lindjen e djalit, fansat e miqtë e shumtë e kanë uruar artisten me fjalët më të mira. Artistja ka kohë që është në lidhje me futbollistin, Ali Ibrahimin./21Media