Ndahen çmimet “Nobel” për letërsi

Ndahen çmimet “Nobel” për letërsi

Shkrimtarja polake Olga Tokarczuk dhe autori austriak Peter Handke janë fituesit e dy çmimeve “Nobel” në letërsi për vitin 2018 dhe 2019.

Edhe pse Ismail Kadare ishte një nga emrat më të diskutuar në listën e ngushtë të çmimeve, ai as këtë vit nuk u shpërblye me këtë çmim, shkruan rtv21.tv

Kadare në garë ishte me romanin e tij “Pallati i ëndrrave”.

Në një dhomë të mbushur me gazetarë në Akademinë Suedeze në Stokholm, shkrimtari Mats Malm njoftoi Tokarczuk si laureaten e letërsisë Nobel të vitit 2018, dhe Handke si fituesin e vitit 2019.

Polakes iu nda çmimi me motivacionin “Për një imagjinatë narrative që me pasion enciklopedik paraqet kalimin e kufijve si një formë e jetës”, ndërsa autori austriak Peter Handke u vlerësua “për një vepër me ndikim ku me zgjuarsi gjuhësore ka hulumtuar periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore”./21Media