Dy herë votohet kundër

Dy herë votohet kundër

Edhe pse u përsërit votimi, rekomandimet e propozuara nga VV dhe LDK për vendimin e Qeverisë për rritje të pagave nuk u miratua.

Pas votimit të parë, deputetët reaguan duke thënë se nuk kanë votuar të gjithë, ndërsa votimi u përsërit pas pritjes për të ardhur në seancë edhe të deputetëve tjerë.

Në votimin e dytë për kanë votuar pro 49 deputetë, ndërsa 58 kundër nga gjithsej 107 deputët sa ishin në sallë.

“Kuvendi nuk miraton votimin e rekomandimeve të Interpelancës së Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për rritjen e pagave të anëtareve të kabinetit qeveritar”, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kuvendi i Kosovës po mbanë vazhdimin e seancës plenare ku në rend dite për diskutim janë 26 pika. Po ashtu në rend dite sot do jenë edhe pikat e seancës së djeshme e cila u ndërpre për mungesës së kuorumit dhe pasi partitë opozitare LDK dhe LVV braktisën seancën. / 21Media