Në finale AS Prishtina do të ndeshet me Vëllaznimin

Në finale AS Prishtina do të ndeshet me Vëllaznimin

AS Prishtina është kualifikuar në finale të Kupës në Ligën e Parë, pasi ka mundur Dritën me rezultat 96:71 (23:15, 16:7, 24:28, 33:21).

Klubi e ka nisur ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 15:7, derisa me lojë të mirë ka vazhduar edhe në periudhën e dytë, që e fitoi 16:7.

Në periodën e tretë loja ishte më e barabartë, madje gjilanasit ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 24:28. Sidoqoftë, AS Prishtina u tregua më e mirë në 10 minutat e fundit (33:21), për të fituar në fund 96:71.

Kreshnik Muqolli me 19 pikë dhe Don Polloshka me 18 ishin më të mirët te AS Prishtina, kurse te Drita u dalluan Laurant Ibrahimi me 20 pikë dhe Qëndrim Demi me 18.

AS Prishtina në finale do të ndeshet me Vëllaznimin, sfidë që do të zhvillohet të enjten nga ora 14:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, aty ku zhvillohen të gjitha ndeshjet e Kupës.