Ajo performoi para një numri të madh njerëzish

Ajo performoi para një numri të madh njerëzish

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, pas Festivalit “Sunny Hill” ishte goxha aktive edhe në Festivale të tjera jashtë.

Përmes disa fotografive në llogarinë e saj në Instagram, ajo tregoi se së fundi ishte në Festivalin “Reading”, ku performoi para një numri të madh njerëzish, të cilët po e ndjeknin performancën e saj edhe në shi, shkruan rtv21.tv

 

“Leeds, faleminderit që erdhët dhe vallëzuat me ne edhe në shi. Ju duam”, ka shkruar Dua sipër fotografive.

Së fundi Lipa ishte në Prishtinë, ku performoi në skenën madhështore të festivalit ndërkombëtar të muzikës “Sunny Hill”,  dhe u prit nga fansat e saj me mjaft entuziazëm. Me këtë rast ajo mori “Çelësin e Prishtinës” nga kryetari Shpend Ahmeti, për promovimin që i ka bërë kryeqytetit në Festival. Dua Lipa projektin e saj të fundit e ka publikuar në muajin maj, kënga “One Kiss”, bashkëpunim me Calvin Harris, që ka arritur deri tash mbi 320 milionë klikime.

Ndërkohë që ka paralajmëruar se brenda 12 ditëve do të sjellë diçka të re për fansat e saj, e cila do të jetë surpriza e radhës nga Dua mbetet të shihet. /21Media