Asfaltimi i rrugës për nevojat e burgut të sigurisë së lartë

Sot u  përurua fillimi i punimeve për asfaltimin e rrugës për nevojat e burgut të sigurisë së lartë në Gërdovc

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu, si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, përuruan sot fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës për nevojat e burgut të sigurisë së lartë në Gërdovc.

Ky projekt i financuar nga Ministria e Infrastrukturës ka një gjatësi prej 725 metrash, gjerësi prej 6 metrash, ndërsa vlera e realizimit të tij është 85 mijë e 999.90 euro.

Po ashtu, ministri Zharku dhe kryetari Veliu inspektuan punimet që po bëhen në zgjerimin e rrugës nacionale N25, segmenti rrethrrotullimi Besi  – Podujevë, lot 5, projekt ky i financuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Realizimi i punimeve të këtij pozicioni ka filluar në fund të muajit mars, ndërsa punimet planifikohet të përfundojnë në fillim të muajit gusht të këtij viti, ku pritet të fillohet edhe me shtrirjen e shtresave të reja të asfaltit sipas projektit për këtë segment.

Ky segment rrugor ka një gjatësi prej 4.23 kilometrash dhe gjerësi prej 19.5 metrash, ndërsa vlera e realizimit të tij është 4,287,742.45 eurosh.

Back to top button