Asfaltohet një rrugë në Klinë

Lagjja “Bakaja” e fshatit Shtupel të Klinës sot është bërë me rrugë të asfaltuar

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, me këtë rast ka uruar banorët për këtë projekt shumë të rëndësishëm për këtë lagje dhe më gjerë.

“Jemi të përkushtuar që të krijojmë kushte sa më të mira për të lehtësuar jetën e qytetarëve në zonat rurale. Në shumë zona janë duke u kryer projekte në fusha të ndryshme që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarit”, ka thënë Bashota i cili ka premtuar realizimin edhe projekteve tjera në fshatin Shtupel.

Ndërsa, banorët e lagjes “Bakaja” janë shprehur të kënaqur me investimin e kryer dhe kanë falënderuar kryetarin Bashota për angazhimin e tij në asfaltimin e rrugës e gjatë 1.3 kilometra dhe që lidh 40 familje.

Back to top button