Një mesazh sensibilizues

Një mesazh sensibilizues

Modelja e njohur Ashley Graham është bërë nënë dy javë më parë.

Ashley e cila njihet si një person pa komplekse, ka publikuar një fotografi ku tregon se si është trupi i një femre pas lindjes, duke dashur të ofrojë mbështetje për të gjithë ato nëna që lindin dhe që e kanë të vështirë të vijnë menjëherë në formë.

Modelja pozoi me një bluzë të shkurtër, ku duket barku i saj pas lindjes, një palë të brendshme të mëdha forme boksesh, ndërsa qëllimisht ka ngritur njërën dorë duke treguar se është e padepiluar.

Ndjekëset e modeles e kanë mbështetur dhe falënderuar atë për postimin./21Media