ASK publikon anketën mbi ekonominë e pa vrojtuar në Kosovë

Përfshihen sektorët: Transportin, hoteleria ndërtimtaria dhe restorantet

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), për herë të parë ka bërë matjen e ekonomisë së pa vrojtuar në Kosovë, duke përfshirë katër sektorë: transportin, hotelerinë, ndërtimtarinë dhe restorantet.

Sektori i ndërtimtarisë është matur për vitin 2017, kurse në tre sektorët e tjerë janë bërë matjet për tremujorin e tretë 2018.
Sipas anketës, rreth 34% e bizneseve merren me transport tjetër tokësor të udhëtarëve, rreth 31% e bizneseve veprojnë si taksi, derisa 29% e bizneseve merren transport rrugor të mallrave dhe 6% merren me transport tokësor urban dhe periferik.

Te sektori i hotelerisë, rreth 47% të dhomave janë me nga një shtrat, 41% me dy shtretër, 7% me 3 e më shumë shtretër, 4% janë apartamente, 0.1% janë rezidenca dhe 1% tjetër.

Numri mesatar i punëtorëve të përhershëm në hotelet e anketuara ishte pak më i lartë në muajin korrik mesatarisht 5.97 persona, dhe gusht mesatarisht 5.93 persona, në krahasim me shtatorin, ku mesatarisht ishin 5.73 persona.

Te sektori i restoranteve, aktivitetet më të shpeshta ishin bar, kafeteri (44%), ushqimet e shpejta (34%); restorantet (31%); dhe klubet (1%).

Më shumë se gjysma e bizneseve që ishin pjesë e kësaj ankete, raportuan se njësia biznesore në të cilën veprojnë me aktivitetin e tyre ekonomik është e marrë me qira, rreth 54%, rreth 35% e bizneseve raportuan se njësia biznesore i takon atyre, pavarësisht nga lokacioni, përderisa 12% e bizneseve veprojnë në një njësi që është pjesë e shtëpisë së tyre.

Te sektori i ndërtimtarisë, një biznes i zakonshëm raportoi se rreth 89% e vlerës së punimeve të realizuara në vitin 2017 i takon kategorisë ndërtime të reja, rreth 7% i takon kategorisë mirëmbajtje dhe riparime të vogla dhe 4% riparime të mëdha të ndërtimeve ekzistuese.

Back to top button